Autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku mesditën e së dielës në plazhin e Tales në Lezhë do të qëndrojë në burg pa afat.
Advertisements
Ermir Lucaj u njoh këtë të mërkure me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, përmes avokatit mbrojtjes 30-vjeçari ka pretenduar se është provokuar nga Alfred Marku dhe ka marrë armen e zjarrit për ta trembur e jo për të qëlluar në drejtim të tij.
Advertisements
Por pavarësisht këtyre pretendimeve gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesën e prokurorit Arben Nika, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 30-vjeçarit Ermir Lucaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rende me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.