Qëlloi veten dhe partneren me armë, çfarë shkruante në TikTok, 34-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

Advertisements

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën. Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Advertisements

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

“Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë”.