Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj, i cili ditën e sotme qëlloi veten me armën e shërbimit në banesën e tij.
Advertisements
37-vjeçari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, 15.10.2024, në zonën e Qytet Studenti.
Advertisements
Ndërkaq, Gazeta Panorama.al mëson se 37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur shqiptare, Sheila Haxhiraj, e cila disa vite më parë mori pjesë në reality show “Big Brother Vip”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.