“Qëlloni në mish”/ Xhaxhai i Aleks Nikës paralajmëron ‘tërmet’ në politikë: Dorëzuam në SPAK kasetën për ‘21 Janarin’

by editor

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit, Mark Nika, është shprehur se familjarët e tij kanë dorëzuar në SPAK një kasetë, që sipas tij, tregon të gjitha urdhërat e komandës së Gardës, për të hapur zjarr.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Review”, ai ka thënë se Ndrea Prendi pasi ka dalë nga Këshilli i Ministrave, ka dhënë urdhër të qëllohet drejt protestuesve.

Advertisements

Ai kërkoi që çështja të hetohet nga SPAK, pasi sipas tij, është një çështje shumë sensitive.

“Ne si familjarë e kemi pritur prej kohësh këtë vendim. Gjykata e Strasburgut dha një vendim që i hap rrugë drejtësisë shqiptare që ta rihetojë edhe njëherë atë çështje. Për ne nuk është rihetuar plotësisht, pasi nuk ka pasur vullnet politik. Ky krim prej 13 vitesh ngeli i pandëshkuar, provat u prishën, nuk u kryen hetimet e plota dhe ngeli në sirtarët e Prokurorisë së Tiranës.

Advertisements

Ne kishim kërkuar në një kallëzim në SPAK që të fillohej një hetim penal për ish-kryeministrin dhe ministrin e Brenshëm të kohës. Berisha deklaroi atëherë se vrasjet u kryen për të mbrojtur pushtetin, pasi kishte një grusht shteti. Ministri i Brendshëm i kohës kishte pranuar se vrasjet janë brenda kornizës ligjore. Ne kërkuam nga Prokuroria e Tiranës që të thirren dhe të japin shpjegime mbi këto deklarata publike.

Ne kemi një kasetë regjistrim, ku janë përshkruar të gjithë urdhërat e komandës, grupit të zjarrit dhe është urdhëruar hapja e zjarrit pasi Ndrea Prendi ka dalë nga aparati i Këshillit të Ministrave, ka thënë të qëllohet në mish. Ky fakt na çoi ne të bëjmë një padi në SPAK që kjo çështje të hetohet nga ata. Është një çështje shumë sensitive”, u shpreh xhaxhai i Aleks Nikës.

Advertisements

You may also like