“Qëllova nga dritarja sepse prisja të më sulmonin”/ Zbardhet dëshmia e babait pas arrestimit! Detaje nga ngjarja

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tronditëse në Durrës mëngjesin e sotëm. Aleks Marku një 40-vjeçari mbajti peng për disa orë në një apartament me qira dy fëmijët e tij të mitur, dhe i armatosur me një kallashnikov qëllonte në arjër.

Advertisements

Mësohet se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës si pasojë e një gjendje të rënduar psikologjike.

Advertisements

Ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Pasi gruaja ka ikur në Itali, ai ka marrë fëmijët nga Lezha dhe janë vendosur në Durrës për pushime, në një apartament me qira.

Aleks Marku ka bërë rezistencë për disa orë ndaj RENEA-s madje duke qëlluar me armë zjarri, por pas negociatave ai është dorëzuar.

Burimet bëjnë me dije se në deklaratën e tij ai është shprehur se ishte duke mbrojtur fëmijët pasi disa persona donin ti sulmonin, por nuk ka cilësuar se kush.