Qëlluan me grushte në kokë të miturin që u kap me pistoletë në Tiranë, pezullohen nga detyra tre efektivët e policisë

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqen tre punonjës policie që shkelin rregulloren gjatë arrestimit të një 15-vjeçari me armë zjarri në Fushë-Mëzez.

Advertisements

Pas verifikimit të ngjarjes, janë pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë: Inspektor R. H., Inspektor B. A., dhe Nënkomisar A. K., të cilët ishin të angazhuar në operacionin e arrestimit.

Advertisements

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e procedurave disiplinore ndaj dy inspektorëve dhe nënkomisarit për shkelje të rregullores së Policisë së Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;
-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.