“Post Big Brother” ka mbyllur mbrëmë të gjitha debatet, diskutimet, hatërmbetjet dhe çdo moment tjetër brenda 4 muajve. Banorët së bashku me opinionistët analizuan disa nga ngjarjet më të rëndësishme dhe të bujshme të sezonit. Ndër to, nuk ka munguar “shuplaka e famshme” e Jozit, ndaj Gjestit dhe reagimet e banorëve në moment.
Advertisements
Gjithçka nisi kur Rozana e sfidoi Gertën për deklaratat e saj të mëparshme, duke e pyetur pse fillimisht kishte mbështetur fitoren e Gjestit, ndërsa tani shmangej nga dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë. E qetë në qëndrimin e saj, Gerta sqaroi se gjithmonë kishte vlerësuar Gjestin si fitues, por nuk kishte qenë asnjëherë në krah të Rozanës për këtë qëllim. Në vijim të debatit, një moment i ndjeshëm nga brenda shtëpisë u soll sërish në vëmendje: ai kur Jozi qëlloi me shuplakë Gjestin. Pamjet treguan qartë se vetëm Gerta dhe Egli iu afruan për ta mbështetur, ndërsa Rozana dhe Laerti qëndruan në distancë, pa ndërhyrë.
Advertisements
Gerta tha: “E kuptova që isha me Gjestin në momentin që Jozi i dha shpullën dhe ju të dy qëndruat si statuja, ndërsa unë i qëndrova pranë”. Kjo deklaratë ndezi edhe më shumë atmosferën në studio dhe riktheu në qendër të diskutimeve qëndrimet e banorëve në situatat më kritike të lojës.