“Qershor i ‘zjarrtë’ dhe me plot ndryshime”/ Meri Shehu bën renditjen e shenjave të horoskopit për këtë muaj

by editor

Meri Shehu ka qenë e ftuar te “Rudina”, ku ka bërë parashikimin e yjeve për muajin qershor. 3 shenjat më me fat për këtë muaj janë Peshorja, Binjakët dhe në vend të parë Ujori.

Advertisements

12. Demi

Advertisements

Një tornado shumë e fuqishme do të jetë për shenjën e Demit dhe këtë muaj ata mund të prishin shumë gjëra, sidomos ata që e kaluan atë vrullin me Jupiterin. Morën çfarë morën, disa u bënë shumë optimistë dhe kapërcyen edhe kufijtë e mbretërisë së tyre të Demit dhe ajo që kanë parë më përtej ndoshta nuk u ka pëlqyer. Shumë demë do të synojnë të marrin hak për ato gjëra që mendojnë se i kanë humbur.

11. Dashi

Shenja e Dashit duhet të tregohet shumë e kujdesshme këtë muaj dhe sa më e përmbajtur.Ka një alarm të kuq për sa i përket anës ekononomike. Ata duan të shpenzojnë edhe ato të ardhura që ndoshta si kanë, por edhe ato që i kanë. Shumë dashë duhet të jenë të vëmendshëm, sepse mund të ketë nervozizma dhe situata në të cilat do të ndjehen impulsivë.

Advertisements

10. Bricjapi

Bricjapët do të kenë një hënë të plotë në shenjën e tyre në datën 21. Ata do të ndeshen me çështje pune shumë të rëndësishme dhe shoqërore. Disa gjëra të tyre nuk do të shkojnë mirë dhe në shumë çështje pune mund të kenë komplikacione, në datat 8,9 dhe 12 qershor. Nuk do të jenë në ritëm të qëndrueshëm dhe do të jenë në muajin e tyre të stresit.

9. Peshqit

Do të përballen fuqishëm gjatë kësaj periudhe sidomos në datat që përmendëm edhe më lart. Me Saturnin në shenjën e tyre dhe gjithë planetët që janë në Binjakë, me Afërditën, me Mërkurin, me Diellin, me Jupiterin dhe me Planetin e Fatit. Një armatë e fuqishme ndodhet përballë Peshqve. Ata duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të tërhiqen nga disa situata që mund të shkaktojnë trazira.

8. Shigjetari

Një shenjë që do të përballet me të gjitha planetët në Binjakë dhe Saturnin në Peshq. Janë hapur, janë zgjeruar në dashuri dhe shpenzime. Në çështje familjare do të krijohet një komplikacion dhe për shenjën e Shigjetarit do të jetë një periudhë e vështirë edhe nga ana e biznesit, sidomos atij familjar. Ekonomia për këtë shenjë hapet pas datës 21 qershor.

Fedez: Respekt për Chiarën, zero dhembshuri për bashkëpunëtorët e saj

7. Akrepi

Akrepët do të merren shumë me shpenzimet ekonomike dhe me çështjet shpirtërore. Duhet të bëjnë një zgjedhje të zgjuar për sa i përket anës ekonomike dhe të jenë fleksibël dhe praktikë në zgjedhjet e tyre. Ditët 8, 9 dhe 12 do të jenë të vështira edhe për akrepët pasi do të kenë synime më të forta sesa mund të përballojë ana e tyre ekonomike ose menaxhimi i tyre. Vështirësi do të hasin edhe në jetën dashurore, mund të përjetojnë një ndarje, një zënkë apo diçka tjetër dhe kjo nuk do t’i bëjë të mos ndihen mirë.

6. Luani

Luanët më në fund mund të realizojnë një premtim, një ëndërr në jetën e tyre. Qershori do të jetë muaji i lumturisë dhe martesave për shenjën e Luanit. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë në datat 8, 9 dhe 12 qershor, sidomos nga ana ekonomike, pasi këto data synojnë prishjen e realizimit të planeve ose vështirësimin e tyre.

5. Virgjëresha

Virgjëreshët e ruajnë këtë pozicion vetëm falë Marsit në Dem, do të marrë një energji pozitive dhe do të jenë në aleancë. Datat 8, 9 dhe 12 do të jenë të vështira edhe për shumë Virgjëresha, pasi shumë planetë në Binjakë përballen me Saturnin në Peshq dhe ndikojnë në prishjen e ekuilibrave në çështje të ndryshme, si pune, bashkëpunime etj.

4. Gaforrja

Gaforret janë të favorizuara, pasi pas datës 16 pritet të futet Afërdita dhe Dielli në shenjën e tyre dhe me sa duket do të marrin hov. Dhe Marsi në Dem do të ketë një ndikim pozitiv në shenjën e tyre duke dhënë mbështetje dhe përkrahje. Gaforret do të shijojnë mesin e muajit e tutje dhe do të shpërblehen shumë shpejt për të gjitha humbjet që ata mund të kenë. Data 21 i fton edhe Gaforret të marrin pjesë në diçka të rëndësishme.

“Motiv i jetës time” më 6 qershor; Alban Skënderaj premton një koncert të mirëfilltë perëndimor!

3. Peshorja

Janë më të favorizuarat me planetët në Binjakë, do të ecin, do të përparojnë në udhëtime, në çështje me jashtë, në çështje sociale, do të bëhen më të njohura, më me famë. Duhet të kenë kujdes në data 8, 9 dhe 12 për ndonjë skandal nga ana ekonomike, për ndonjë ndarje apo pasiguri në çift e të tjera. Mund ta gjejnë fatin aty ku nuk pritet.

2. Binjakët

Shumë planetë ndodhen në shenjën e tyre, sonte futet edhe Mërkuri duke i favorizuar akoma më shumë Binjakët. Ato do ta shohin veten e tyre tashmë më shpesh afër kreut të renditjes. Kujdes duhet të tregojnë në datat 8, 9 dhe 10 qershor, pasi të gjithë planetët janë kundërshtarë. Pas datës 20 Binjakët do të favorizohen shumë edhe në ekonomi.

1. Ujori

Ujorët janë një nga shenjat më me fat të muajit qershor. Pavarësisht datave që përmendëm edhe më lart, ata do të shkëlqejnë dhe shndrrisin në jetën e tyre dashurore. Mund të hasin vështirësi të vogla, por do t’i kapërcejnë me lehtësi. Pas datës 12 ata do të favorizohen shumë nga ana ekonomike, marrëdhëniet me punën, biznesin apo dashurinë.

You may also like