‘Qeshnim shumë’! Rrëfimi i shokut dhe trajnerit për vrasjen e boksierit shqiptar

by editor

Vdekja e boksierit, Besar Nimani të shtunën në Bielefeld ka sjellë reagimin edhe të ish-kampionit botëror të boksit, Marco Huck. Autori ose autorët janë në arrati. Huck i tha me trishtim BILD-it: “Jam i tronditur. Besari ka qenë shoku im i fëmijërisë. Kur isha në Bielefeld, ishim çdo ditë dhe gjithmonë bashkë.

Advertisements

Vetëm dhjetë ditë më parë takova Besarin në Bielefeld. Ne biseduam për kohët e vjetra në një kafene dhe qeshnim shumë. Shoku im ishte një djalë shumë argëtues dhe i fortë, me shumë energji dhe gjithmonë i dobishëm. Është e gjitha kaq mizore. Ende nuk mund ta besoj se nuk do ta shoh më kurrë këtë mik të mirë” tha ai.

Pas kohës së Bielefeldit, dy boksierët u ndanë. Marco Huck u bë profesionist në Berlin Sauerland dhe më vonë u bë kampion botëror në WBO nën drejtimin e trajnerit Ulli Wegner. Nimani u zhvendos në Berlin-Marzahn, ku u përgatit për meçet e tij nga trajneri i njohur profesionist, Otto Ramin.

Advertisements

Ramin për BILD: “Më vjen shumë keq. Besari kishte talent dhe ishte shumë punëtor. Me ne stërviti edhe motra e tij, e cila më vonë boksoi me kombëtaren amatore”.

Marco Huck nuk mund të besonte atë se çfarë ndodhi të dielën. “Çfarë akti i tmerrshëm, askush nuk e meriton këtë. Unë fola në telefon me vëllain e Besarit, Beratin, i cili ishte një vit më i madh se unë dhe gjithashtu boksier, dhe i shpreha ngushëllimet e mia familjes”.

Marco Huck ka humbur një mik dhe shpreson “që autori ose autorët do të kapen dhe do të marrin dënimin e tyre të merituar”.

Advertisements

You may also like