Rreth 40 organizata ndërkombëtare i kanë kërkuar autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar përmes një letre që Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”.
Advertisements
Kjo kërkesë vjen si pasojë e numrit të lartë të emigrantëve, që sipas tyre është e pazakontë për një “vend të sigurt”.
Advertisements
Në letër renditen disa nga problematikat e vendit tonë, duke nisur nga trafikimi i qenieve njerëzore, bandat, diskriminimi i disa komuniteteve, etj.
Aipas këtyre organizatave qeveria shqiptare ka dështuar në disa aspekte, gjë që ka çuar edhe në një emigrim masiv të shqiptarëve.
“Ne dëshirojmë të tërheqim vëmendjen tuaj për Amendamentin 128A, të propozuar nga Baronesha Lister dhe Lord Cashman, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj të paçmuar në adresimin e një çështjeje kritike brenda Projektligji aktual i Migracionit Ilegal. Ky projektligj, siç është, do ta klasifikojë Shqipërinë në një listë të ‘vendeve të sigurta’ qytetarët e të cilëve munden të kthehen me shpejtësi në atdhe, pavarësisht nga kërkesat e tyre individuale për azil apo të drejtat e njeriut. Lista përfshin shtetet anëtare të EEA plus Zvicrën.
Sipas mendimit tonë, përfshirja e Shqipërisë në një listë të tillë të ‘vendeve të sigurta’ është një vendim i gabuar. Shqipëria nuk i përket BE-së (Nuk është anëtarësuar) dhe as nuk i plotëson ato standardet e nevojshme për t’u klasifikuar si një “vend i sigurt”. UNHCR-ja ka shprehur me vend shqetësimet e saj, duke deklaruar: “UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të botuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të MB të cilat pranojnë se grupe të caktuara shtetasish shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit.”. Përcaktimi i një shteti si ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi ka në atë shtet nuk ka rrezik serioz të persekutimit të shtetasve të atij shteti.”