Qeveria shtoi me 260 mln euro faturën në investime rrugore, ish-zv.ministrja e Financave të Ramës ngre alarmin

by editor

Ish-zëvendësministrja e Financave të Edi Ramës, Irena Beqiraj ka ngritur alarmin pasi qeveria vendosi të rrisë 5 ditë më parë kostot e rrugëve në vendin tonë në mënyrë të befasishme. Në një reagim në rrjetin e saj social “Facebook” ajo tha se pa studiuar fisibilitetin, ato janë të destinuara të falimentojnë. Sipas Beqirajt, niveli i amortizimit te veprave infrastrukturore dukshëm 2 herë më i lartë se vendet e tjera, tregon qartë se paratë shpenzohen për investime ku kostot janë të larta, me cilësi të dobët, ashtu sikurse dhe me paqëndrueshmëri. “Ne artikullin ” Qeveria shton me 260 mln euro faturën për Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe Bypass-in e Elbasanit” botuar ne Kapitali.al gazetari Klodian Tomorri Tomorri tregon se per dy nga këto akse kostot janë rritur 2 fish .

Advertisements

Për të tre keto akse rrugore ka pasur studime fisibiliteti të kryera 10-12 vite me pare, ndaj Ministria e Financave me shumë të drejtë ka hezituar të pranonte rritjen arbitrare të kostove duke kërkuar që të ribëheshin studimet e fizibilitetit për veprat. Kjo pasi rritja e kostove mund t’i nxirrte disa prej projekteve jo fizibël edhe jo të qendrueshëm. Por le ti referohemi një llogaritje të bazuar tek vlera totale e investuar në infrastrukturë dhe vlera aktuale e stokut të kapitalit në Shqipëri, nga ku del qe amortizimi mesatar i veprave publike shqiptare është rreth 20 përqind. Shkalla e amortizimit për veprat publike në botë varion nga 4.25 përqind deri në 10.4 përqind. Niveli i amortizimit te veprave infrastrukturore dukshëm 2 herë më i lartë, tregon se paratë shpenzohen për investime ku kostot janë te larta, qe kryehen keq, edhe që rezultojnë të paqëndrueshme.

Advertisements

Ministret mund ti hipin makinës e të shfaqen si kryeinxhiniere inspektimesh në terren. Inspektimet jane gjëja më e thjeshtë për tu berë nuk kanë nevojë as per mend as per kalem por fatkeqësisht nuk na sigurojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të projekteve, ku derdhen “pa hesap” paratë e buxhetit të një vendi të varfër. Përfshirja në politikeberje në menyrë diletante pa angazhim apo njohuri reale është e rrezikshme, por vendimarrjet në mungesë të studimeve të fizibilitetit janë falimentuese”, tha ajo.

You may also like