Një reagim aspak të hijshëm lidhur me ngjarjen ka bërë Imami Ahmed Kalaja
Advertisements
Gazetari nga Kosova Artan Turkaj ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga një infarkt kardiak. Përveç angazhimit të tij në gazetari, Arton Turkaj njihej gjithashtu për humorin e tij satiristik në rrjete sociale.
Advertisements
Të afërmit po e përjetojnë me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të gazetarit. Por ajo që po shokon rrjetin janë komentet e besimtarëve për vdekjen e të riut.
Kjo pasi dy ditë para se të ndërronte jetë gazetari postoi në Facebook një shaka, që i ka revoltuar besimtarët e devotshëm muslimanë.
“Urime Krishtilindjet jau boft Allahu kabull”- shkruante gazetari, teksa postimi nuk u morr aspak si shaka.
Një reagim aspak të hijshëm lidhur me këtë status ka bërë edhe Imami Ahmed Kalaja i cili thotë se ky duhet të jetë një mësim për të tjerët që të mos bëjnë shaka me ‘Allahun’.