“Qytetarët dolën të tmerruar në rrugë”, dy tërmete të forta godasin Turqinë

by editor

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur pasditen e sotme në zonën Battalgazi të Malatyas.

Advertisements

Tërmeti i cili ka ndodhur në orën 17:46 është ndjerë në krahinat përreth, por deri më tani nuk ka raportime për dëme. Ai u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 4.5 vetëm tre minuta më vonë në orën 17:49.

Advertisements

Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya tha se zhvillimi i tërmetit po monitorohet nga afër dhe se skuadrat e ministrisë po kryejnë hetime për çdo dëmtim.

Kryetari i Bashkisë së Malatya Selahattin Gürkan duke folur për CNN TÜRK tha se nuk ka raportime për dëme dhe se kjo ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët.

“Qytetarët e tmerruar dolën në rrugë. Shpresojmë se nuk do të regjistrohen fatkeqësi. Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme”, shtoi ai, duke iu lutur qytetarëve që të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara rëndë nga dy tërmetet e forta të 6 shkurtit që nuk janë prishur.

You may also like