Mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.
Advertisements
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës.
Advertisements
Vetëm gjatë 12 orëve të fundit raportohet se kanë hyrë në territorin shqiptar 17 mijë 132 persona, me afro 5 mijë e 192 automjete.
Gjithashtu, është rritur edhe numri i autobusëve, pasi kanë hyrë 82 të tillë në territorin e Shqipërisë.
Advertisements
Kjo nuk është hera e parë që regjistrohet fluks lëvizjesh në Morinë, pasi gjatë fundjavave, lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit shtohen.