Rafael Dwamena kishte hequr aparatin në zemër, zbardhet autopsia e futbollistit

by editor

Futbollisti Rafael Dwamena i cili humbi jeten diten e djeshme ne fushen e Rogozhines, kishte hequr aparatin Pacemaker, i cili rregullon ritmin e rrahjeve te zemres.

Advertisements

Ky fakt ka dale nga autopsia qe eshte bere per vdekjen e futbollistit.

Advertisements

Humbja e jetës së futbollistit ganez Rafael Dwamena po hetohet nga ana e prokurorisë së Durrësit.

Për të dhënë një përgjigje ligjore nëse mund të parandalohej ky fund tragjik është kërkuar të kryhet autopsia e 28-vjeçarit për të nxjerrë shkakun e vdekjes pavarësisht se dyshimet janë për një arrest kardiak.

Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore që Dwamena ka pasur në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në ekipin Egnatia për të parë nëse në ato kushte duhet të lejohej të luante futboll.

Në policinë e Durrësit janë pyetur dhe mjekët të cilët kanë bërë kontrollet mjekësore ndaj futbollistit ganez. Sipas tyre prej janarit kur Dwamena ishte në Shqipëri analizat i kanë dalë në normë dhe futbollisti nuk ishte ankuar për asnjë problem shëndetësor.

Nga verifikimet e kryera nga ana e grupit hetimor ka rezultuar se lojtarit i është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore që në momentin e parë pasi ambulance ishte e pajisur me defibrilator dhe gjithë aparaturat e tjera sipas protokollit.

Problemet me zemrën talentit nga Gana iu evidentuan që në vitin 2017 dhe 2 vite me vonë mjekët e klubeve ku ai luante në Evropë i sugjeruan të hiqte dorë nga futbolli. Megjithatë ai vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm në janar të vitit 2020.

Për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore shumë klube nuk e afruan Dwamenën derisa në janar të këtij viti ai u aktivizua me Egnatian ku u shndërrua në golashënuesin më të mirë të sezonit.

You may also like