Emisioni investigativ ‘Report’ i RAI3 në Itali, do t’i rikthehet sërish marrëveshjes Rama-Meloni mbi emigrantët, që do të strehohen në dy kampe në Shqipëri, Gjadër dhe Shëngjin.
Advertisements
Mësohet se pjesa e dytë e emisionit, është planifikuar që të transmetohet më 2 Qershor.
Advertisements
Kanë qenë vetë gazetarët e emisionit që kanë deklaruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjendet asgjë në të dhënat e qeverisë.
“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, thuhet në klipin e emisionit investigativ.
Advertisements