Gjatë fushatës PS mbajti një sërë takimesh me banorët në vend ku iu premtoi shumë. Po gjatë fushatave, kryebashkiakët në pushtet dhe që kandidonin përsëri në zgjedhjet Vendore nisën të bëjnë punët që iu takonin t’i bënin para 14 majit.
Advertisements
Në muajt e fundit para zgjedhjeve, kryebashkiakët socialistë përveshën mëngët dhe nisën të shtrojnë rrugët e lagjeve të qytetit. Këtë taktikë ndoqi edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, i cili arnoi shumë rrugë të Paskuqani, qendrës së Kamzës, Bathores, për të marrë mandatin e kryetarit të bashkisë edhe në këto zgjedhje.
Advertisements
Një ndër rrugët që është shtruar gjatë zgjedhjeve, ka qenë rruga “Sef Kosharja”. Mirëpo asfalti elektoral i kësaj rruge ka rënë dhe ajo është degraduar si mos më keq. Këtë e bën të ditur një banor i lagjes ku ndodhet rruga, i cili sjellë në redaksinë e JOQ Albania edhe pamje nga gjendja copë-copë e rrugës “Sef Kosharja”.
Siç shihet nga videot, në rrugë ka puseta të hapura dhe gropa, rrezik këto për këmbësorët, por edhe makinat që qarkullojnë në të. Pas këtij denoncimi, urojmë që kryetari i bashkisë Kamëz, të vërë ujin në zjarr dhe të bëjë një asfaltim të kësaj rruge dhe të mbyllë pusetat përpara se të ndodh ndonjë ngjarje e rëndë.
Qytetari:
Prsh joq shikoni si eshte katandis rruga sef kosharia ne bashkin kamez dy muaj nga zgjedhjet rruge e bere ne kohen e fushates