Shqipëria po kthehet gjithnjë e më tepër në një vend atraksioni për italianët. Mbi 1 milionë shtetas të vendit fqinj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, informoi sot kryeministri Edi Rama gjatë podcastit ‘Flasim’ me Ilir Shaqirin, balerini i njohur që tani punon dhe jeton si koreograf, menaxher eventesh artistike.
Advertisements
Rama ndau dhe një eksperiencë personale si shumë italianë e marrin në telefon ta pyesin për jetën këtu.
Advertisements
Edi Rama: Vjet, 1 milionë italianë erdhën në Shqipëri. Një pjesë janë shqiptarë me pasaportë italiane, por një pjesë dërrmuese janë italianë, italianë. Mua më marrin më pyesin, ku vihet, si vihet, duam të blejmë shtëpi, të jetojmë në Shqipëri.
Ilir Shaqiri: Më ndodh dhe mua. Pyesin ku është më bukur, ku është më lirë, ku kënaqemi më shumë? Është non stop.
Edi Rama: Ka ndryshuar shumë perceptimi për shqiptarët?
Ilir Shaqiri: Shkoj çdo javë. E në krahasim me vite përpara është nata me ditën. Nuk është kompleksi, që dikur ngushtoheshin shpatullat. Shikoj avionët që janë plot, dhe kur kthehem shoh familje me kalamaj që ikin të bëjnë fundjavën në Itali, ndërkohë që italianët nuk shkulen nga Italia. Shoh shqiptarë që ikin e vijnë për qejf në Itali.
I lindur në një familje balerinësh të mirënjohur, prej shumë vitesh tashmë ai jeton mes Itali ku edhe ka krijuar familjen e vet dhe Tiranës ku ka prindërit dhe të vëllanë.
Me rreth 35 vite eksperiencë në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione si balerin në programe të njohura italiane si, “Buona Domenica”, “Amici”, dhe ”La Corrida”, Shaqiri tregon se asnjëherë nuk e ka parë veten të shkëputur nga Shqipëria
Për Shaqirin, Shqipëria është transformuar shumë vitet e fundit duke ofruar atë dinamizëm, të cilin siç u shpreh ai nuk e gjen dot më as në Itali.
“Italia vitet e fundit ka një lloj lodhjeje. Mbyllen kompanitë e kërcimit, të aktrimit, artit. Trenat janë të shpejtë ndërsa njerëzit janë bërë shumë të ngadaltë”, u shpreh ai.