Gazetari Armir Shkurti ka reaguar në përmes një statusi në Facebook, duke e cilësuar familjen Soros si “armik jo vetëm i presidentit Trump, por edhe i njerëzimit”. Sipas tij, “sekti” që solli dhe mbajti në pushtet Edi Ramën po rrëzohet edhe në SHBA.
Advertisements
Ai thotë se presidenti Trump ka nisur çmontimin e një strukture antinjerëzore nga vetë zemra e saj. Sorosin, Shkurti e përshkruan si “demon në dimrin e vet”. “Gjethet e vyshkura”, sipas tij, duhet të bien menjëherë, përndryshe metastazat shpirtërore do të përhapen më tej. Ai bën thirrje për veprim të menjëhershëm dhe vendimtar ndaj ndikimit të Sorosit në Shqipëri. “Të shkundim pemën!”, përfundon Shkurt me një thirrje.
Advertisements
Postimi i plotë:
Sekti që e solli dhe e mbajti Edi Ramën ka rënë nga fiku në SHBA! Familja Soros është armike jo vetëm e presidentit Trump. Natyrisht do kohën e vet çdo veprim. Trump ka nisur shthurjen e pëlhurës antinjeri nga ana më e rëndësishme dhe urgjente, për të mbërtitur në zemër të kancerit. Pra demoni Soros është në dimrin e vet, në pritje të ngricës.
Ky peshqeshi që ka lënë në Shqipëri është gjethe e vyshkur, e mbetur rastësisht në pemë. Fundi i tij është i pashmangshëm, por..
DUHET SHKUNDUR PEMA!!!!
Në pritje “të bjerë vetvetiu” mund të humbasim vite. Sot duhet shkundur! Tani duhet të shporret që të ndalojë përhapja fatale e metastazave të tij në trup e shpirt të Shqipërisë!
Është djall, është kancer, po s’u zhduk me rrënjë rilind pa problem
TË SHKUNDIM PEMËN!!!