Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi të tjera akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK. Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama ka rol në prangosjen e Veliajt.
Advertisements
Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës po marshonte drejt marrjes së drejtimit të PS dhe Rama nuk donte t’ia linte atij partinë pas zgjedhjeve të 11 majit. Berisha shtoi gjithashtu se kryeministri donte që Veliaj të arrestohej që para vitit të ri.
Advertisements
Sali Berisha: Tani, çfarë ishte Erion Veliaj? Këtu para jush unë isha shprehur se ai është një kufomë politike e pakallur. Rama sigurisht që e donte të ngrirë para vitit të ri. E donte të hequr qafe. Por duket se nuk bëri dot atë që donte. A është i përshtatshëm për fushatë? Kjo nuk është e përshtatshme për fushatë. Por prapë, ka një problem këtu. Ai nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt. Pra, unë nuk mund të them se është Edi Rama që në këtë rast e komandoi prokurorinë. Jo, Rama ishte përpara. Tani është e vështirë të thuhet. Se unë e ndoqa atë monologun e tij, këtu e kam. Po arrita në përfundimin që këtej po përpiqet të jetë dorëjashtë, por që nuk mund të jetë kurrë dorëjashtë, nuk ndodh ajo, këtej përpiqet të marrë dekoratën se Skrapi po punon në mënyrë të pavarur nga Rama.
Gjithçka është në shqyrtim. Një gjë do t’u them, pa ato 44 protesta para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS. Duhet të jemi realistë, t’u jap kredi qytetarëve, durimit të tyre…