Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme turin e tij për prezantimin e buxhetit të 2024-ës, duke u ndalur në qytetin e Pogradecit.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qytetarët duhet të refuzojnë pagat “cash”, duke theksuar se është e rëndësishme të kontribuojnë në sigurimet shoqërore.
Advertisements
“Rrefuzoni pagat “cash”, ato sigurime që paguani, shkojnë për rritjen e pensioneve të babait apo gjyshit. Kjo është një rritje tërësore, që do të përkthehet edhe kjo në një rritje më të madhe të konsumit. Edhe kjo do të stimulojë të gjithë zinxhirët e ekonomisë, tregtimit, prodhimit e me radhë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë pati edhe një këshillë për prindërit, duke u sugjeruar atyre të mos i çojnë në universitet fëmijët me nota 5,6 apo 7, por t’u japin zanat.
“Ata fëmijë të 5 ,6, 7, kanë aftësi të tjera, nuk kanë dëshirën për t’u bërë ekonomistë, inxhinierë, por ata kanë kapacitetin e tyre, jepuni një zanat. Me një zanat, në zinxhirin hotelier, qoftë edhe marangoz, nesër mund të bëjë biznesin e tij të vogël si fillim të vetë. Është gjynah t’i çosh në Universitet. Në rrugën e arsimit profesional, këta fëmijë do të kenë një të ardhme. Dhe në një vend me turizmin si industri kryesore, ku do të ketë nevojë për të gjetur punonjës edhe përtej atyre që ka vendi, është fatkeqësi të mos kesh një zanat, dhe të dalin para teje të tjerë që shkojnë i marrin jashtë shtetit”, tha ndër të tjera Rama.