Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Shkup, në kuadër të të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.
Advertisements
Kreu i qeverisë ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Presidentin e Kroacisë, Kryeministrin e Malit të Zi dhe Kryeministrin e Sllovenisë.
Advertisements
Rama u shpreh se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano.
Rama: Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.
Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.
Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura. Kryeministri Edi Rama theksoi dhe nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.
Rama: Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi në Banjskë.