Operimet nga aeroporti i Vlorës pritet të nisin nga marsi-prilli i vitit 2025. Lajmi u dha sot gjatë inspektimit të këtij aeroporti nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësministrja Belinda Balluku. Sipas ministres Balluku në vitin e parë të operimit do të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet.
Advertisements
“Në vitin e parë priten 330 mijë pasagjerë, por është e sigurt që në vitin e parë do të kemi më shumë se 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 vetëm në aeroportin e Vlorës. Parashikimet janë optimiste”.
Advertisements
Balluku theksoi se ky aeroport, i cili është tashmë në një fazë të avancuar do të jetë i mbuluar me panele diellore, për të prodhuar energji për nevojat e aeroportit.
Aeroporti do ketë inovacion, do të jetë i mbuluar me panele diellore, janë marrë masa që mos krijohen problematika gjatë uljes e ngritjes së avionëve me reflektime. Do të prodhohet 5.2 megavat energji e rinovueshme që do të jetë për nevojat e aeroportit”.
Advertisements
Pista e këtij aeroporti do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali 20 mijë metër katrorë, ndërsa pritet të përfundojnë në gjatë verës 2024. Pas kësaj nga janari 2024 nis certifikimi
“Ndodhemi në sipërfaqe 2 metra nën nivelin e detit. Përmes një pune inxhinierike është dhënë zgjidhje për gjithçka, Pista është 2.6 metra e lartë nga niveli i tokës dhe aeroporti 4 metra, minus 2 plus 2 ndodhemi. Pista vazhdon akoma me mbushje e gjatë 3.2 km, gjerësi 60 metra, rruga perimetrale 6 km është e gatshme për asfaltim. Të gjitha këto përfundojnë gjatë verës 2024. Dhe fillojmë operimet në mars prill 2025. Në fillim në 2024 nis implementimi për rrjetin e furnizimit me ujë. AAC po ndjek të gjitha hapat dhe nga janari 2024 në bashkëpunim me aeroportin e Mynihut fillon certifikimi”.
Balluku foli edhe për risitë që do të ketë aeroporti i Vlorës, një ndër to edhe Akademia e pilotëve.
“Fizikisht mbaron në vjeshtën e vitin 2024, do të mundohemi ta mbyllim në dhjetor 2024 për ti dhënë mundësi certifikimit. Sot është mbyllur pjesa e kontrollorëve të trafikut ajror. Dhe të gjithë do të jenë të certifikuar në fund të verës 2024. Do të kemi dy sektorë të rinj, një që është mirëmbajtja e avionëve. Shpresojmë edhe për akademi pilotësh në të ardhmen . do të jetë edhe risi të aviacionit civil të sektorëve që nuk i kemi pasur deri më sot që do të zhvillohen përmes akademisë”