Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme përmes një njoftimi në Facebook se mbi 8 mijë gra kryefamiljare që kanë 3 ose më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, do të kenë përfitim nga programet e mbrojtjes sociale.
Advertisements
“Mbi 8 mijë gra kryefamiljare, me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç do të përfitojnë nga programet e mbrojtjes sociale”, shkruan kreu i qeverisë.
Advertisements
Kujtojmë se dhe në deklaratat e mëparshme të tij sa i takon projektbuxhetit për vitin që vjen, Rama ka theksuar se në fokus do jetë përkujdesja sociale, që nga pensionistët e deri te bonusi i bebeve.
Qeveria në projektbuxhetin e parashikuar synon realizimin e pagës së administratës mesatarisht deri në 900 euro ndërsa shpenzimet publike parashikohen mbi 7 miliardë euro.
Advertisements
https://scontent.ftia6-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/404423559_900671184761877_7684633823998120290_n.jpg?stp=cp6_dst-jpg_p640x640&_nc_cat=108&ccb=1-7&_nc_sid=5f2048&_nc_ohc=qNcCupz9kcAAX_cSRIC&_nc_ht=scontent.ftia6-1.fna&edm=AN6CN6oEAAAA&oh=00_AfCra5yGSe9Rf3Be-g47ADWca9BkD55Xe6dnyqiqpH4v4g&oe=655ED5E1