Rama kthehet nga Berlini dhe gjen “të arratisurin” në kryeministri

Kryeministri Edi Rama është rikthyer nga Berlini dhe ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke ironizuar opozitën.

Advertisements

Rama është takuar me Engjëll Agaçin të cilin Sali Berisha e akuzonte se është arratisur nga vendi me leje të Kryeministrit.

Advertisements

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkruan Rama.