Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mitingun e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini.
Advertisements
Sali Berisha: Tallet me ju, me shqiptarët. Merr daullen dhe i bie daulles. Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini, po Lamborghini i Noizy nuk është pensione, nuk është rroga, ai ta gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të? Apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur, edhe Kamala mori të gjithë Hollywood me vete por përfundoi atje ku e meritonte.
Advertisements
Çfarë i mendon ky shqiptarët, qenie primitive? Njerëz që mund t’i mashtrojë? Kurrën e kurrës nuk janë të tillë./ Ndaj dhe 11 Maj është dita e qytetarit është ora e vërtetë e tij, e mençurisë, dinjitetit të tij. Votoni 1, të gjithë jeni 1-sha.