Rama mesazh Ahmetajt: Minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer… qime prapanicash që bëjnë si lajmëtarë të kiametit

by editor

Kryeministri Edi Rama foli dje në Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa nuk kurseu kritikat për bashkëpunëtorët e tij. Por duket se mes rreshtave, kryeministri i dedikoi edhe një mesazh më të ashpër ish-bashkëpunëtorit të tij më të afërt, Arben Ahmetajt, të shpallur në kërkim. Ndonëse nuk preferoi ta përmendë me emër, Rama ndërsa fliste për korrupsionin e protestat te Bashkia e Tiranës, Rama u shpreh “minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur.” Kujtojmë që Ahmetaj njihej ndryshe edhe me nofkën “tigri”, ndërkohë që Rama e vijoi fjalën e tij duke thënë se “qime prapanicash që bëjnë si lajmëtarë të kiametit”. Edhe ky duket si një mesazh i fshehur për deklaratat e Ahmetajt nga arratia, ndërsa ky i fundit pritet të japë një tjetër intervistë në televizionin e familjes Berisha.

Advertisements

“Unë di të them një gjë. Di të them me siguri se lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme e baltë të përditnatshme që na bëhen nga i ziu, nga i bardhi, nga i gjithë cirku i tyre që na bëhen me kloun e arusha që turren tek Bashkia e Tiranës si te torta e pavarësisë, e në vend të saj kafshojnë murin. Me minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer nga presioni që i bën në stomak kaçkavalli i mykur. Apo me qime prapanicash, të më falë prapanica për shprehjen, që bëjnë si lajmëtarë të kiametit, nuk pijë ujë me shqiptarët. Zero, zero! Ne e kemi ndarë mendjen. Lavdi Zotit dhe popullit shqiptar na u dha mundësia që mendjen e ndarë, ta vinim në jetë e t’i hynim detit në këmbë që të bënim atë që në Shqipëri nuk ka ndodhur kurrë. Nuk kemi pasur kurrë një drejtësi të pavarur nga politika dhe të aftë të thërrasë apo të ngrejë akuza për persona politikë”, deklaroi ditën e djeshme kryeministri Edi Rama.

Advertisements

You may also like