Rama në Paskuqan, inauguron gjimnazin “Gramoz Palushi”: 630 nxënës nisin vitin e ri shkollor në kushte dinjitoze

by editor

Viti i ri shkollor nisi sot në të gjithë vendin në institucionet arsimore parauniversitare. Krahas shkollave ekzistuese të rikonstruktuara, këtë vit një sërë një sërë shkollash të reja mirëpresin nxënësit, për një proces mësimor dinjitoz dhe me standarde të larta.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, është ndalur në Paskuqan për një vizitë në godinën e re të gjimnazit “Gramoz Palushi”.

Advertisements

Rama thekson se nga sot, në gjimnazin “Gramoz Palushi” nisin mësimdhënien dhe mësimnxënien 33 mësues dhe 630 nxënës me kushte dinjitoze, ndërsa merita për këtë i jep bashkëpunimit të shkëlqyer mes Bashkisë Kamëz me qeverinë.
Kamza është kthyer në kampione e infrastrukturës së re arsimore, thotë Rama.

“Paskuqan, Kamëz – Në godinën e re të gjimnazit “Gramoz Palushi”, ku 630 nxënës dhe 33 mësues nisin këtë vit të ri shkollor me kushte dinjitoze, falë punës shembullore të kryetarit të Bashkisë Kamëz dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me qeverinë, falë të cilit Kamza është kthyer në kampione e infrastrukturës së re arsimore”- tha Rama.

Advertisements

“Këtu janë 20 klasa. Do të ketë edhe laboratorë për shkencat, biologji, fizikë, kimi. Do të ketë gjithashtu laboratorin e informatikës, ndërkohë këtu do të zbatohen të gjitha programet e reja që ne kemi përfshirë, që nga programi i ekipeve sportive futbolli në shkolla, do të kemi edhe programin “toka në shkollë’’, ndërkohë që do të shërbejë si qendër komunitare sepse i plotëson tashmë të gjitha standardet që të mos përfitojnë vetëm 650 nxënësit edhe 33 mësuesit. por edhe të jetë në shërbim të të gjithë komunitetit në këtë zonë. Shkolla do të ketë edhe një klasë burimore që është në shërbim të nxënësve me aftësi ndryshe. Do të ketë edhe kabinetin psiko- social. Tashmë do të ketë edhe mjetet e duhura që shërbimi psiko- social t’i shërbejë nxënësve, mësuesve për të gjitha nevojat që mund të lindin” – shpjegoi Kushi, e cila ndër të tjera tha se ky vit i shkollor do të vijë me disa risi sa i përket infrastrukturës së re dhe rritjes së sigurisë në shkolla.


“Ky vit i ri shkollor vjen me disa risi, sikurse nxënësit e këtij gjimnazi edhe 71 mijë nxënësit në të gjithë Shqipërinë sot kanë hyrë në shkolla të reja ose shkolla të rikonstruktuara gjithmonë me standarde më të mira ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë 242 mijë nxënës kanë përfituar tekstet shkollore falas.”

Ndër të tjera, ministrja theksoi se “Një nga risitë më të rëndësishme këtë vit do të jetë edhe paketa e sigurisë në shkolla në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me drejtorinë e Policisë. Këtë vit do të ketë shumë masa të reja shtesë për te garantuar më shumë qetësi edhe për t’i mbrojtur më shumë nxënësit, jo vetëm brenda territorit të shkollës, por edhe jashtë perimetrit te shkollës. Do te kemi edhe nisma të reja ligjore për ta zbatuar.”

You may also like