Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik Botëror në Davo u shpreh se turizmi në Shqipëri po merr një zhvillim të jashtëzakonshëm. Rama shprehet se kanë ardhur propozime si ai i dhëndrit të Donald trumpi për të investuar në ishullin e Sazanit. Ai nënvizon që turizmi është kali i betejës.
Advertisements
“Turizmi për ne është diçka e re nga e cila po shohim një zhvillim të jashtëzakonshëm, nga hapja e maleve për turistet që duan të ngjiten apo me propozime si ai i Jared Kushner për të investuar, e kompani të mëdha të Lindjes së Mesme që po ndërtojnë një port të madh turistik.
Advertisements
Kështu që nuk ka asnjë shans që ne ta minojmë turizmin, turizmi është kali ynë i betejës. Në të gjitha renditjet e botuara nga të tjerë, shihni që vendet në zhvillimin e turizmit janë krah për krah, Arabia Saudite, Katari dhe ne, por ne nuk patëm Botërorin.”, tha Rama.