Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të hënë në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë ku kishte një përballje me një qytetar që banonte në atë zonë.
Advertisements
Qytetari iu ankua kryeministrit Edi Rama se kishte bërë legalizimin duke paguar para dhe se kjo nuk ishte bërë as nga PD, as nga PS, ndërsa Rama e ftoi që nëse është vërtet kjo që thotë, të shkonin së bashku në polici dhe të denonconin rastin në fjalë.
Advertisements
“Jemi banorë të kësaj zone, rrugët janë gropa-gropa, copë-copë. Mjafton t’i shohësh dhe unë po të them se nuk e di nëse të thonë apo jo. Uji derdhet rrugëve. Urime për këtë investimin se ndoshta punësohen njerëz dhe familjarët. Legalizimin e kam bërë vetë, s’ma ka bërë as PD, as PS. Besoj e kupton sesi e kam bërë si të gjithë të tjerët. Por, a ka mundësi të na ndihmoni të rregullojmë rrugën? Nuk po kërkojmë as para, asgjë. Dhe diçka të fundit: një gjë të vogël që do të bësh, bie fjala një kosh pulash, të vijnë këto institucione dhe të kërkojnë para, por jo zbatimin e ligjit”, tha qytetari.
Rama iu përgjigj se nëse dikush i thotë atë që ai pretendon, duhet ta denoncojë, sepse ndryshe nuk mund të funksionojë puna që të ngarkohen të gjithë me përgjegjësi vetëm me fjalë duke e ftuar qytetarin që të paraqiteshin bashkë në polici dhe të kallëzonin personin që i ka kërkuar para.
“Nuk e përjashtoj që të ketë individë të tillë, por kur thua ‘policia’, janë 9 mijë vetë. Si ngarkon të gjithë me fjalë në ajër? Ti ke ndërtuar pa leje këtu, po të ishe vetëm ti që ke ndërtuar pa leje, do ta zgjidhnim këtë punë. Po s’je vetëm ti. Ne i kemi bërë legalizimet, dhe se ke bërë ti. Po, meqë ti pretendon se ke paguar para, do të shkojmë bashkë në polici dhe do ta denoncojmë personin që thua ti dhe do t’i shkojmë deri në fund atij personi që të ka cenuar, sepse është turp i madh që e thua kështu. Normalisht kjo nuk duhet të ndodhte. Nuk e përjashtoj që ka të tillë, por ama, në bazë të ligjit, ti je po aq fajtor sa ai që e ka bërë këtë gjë nëse e ka bërë me ty, pasi dyshoj shumë. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, unë me ty dhe do të të mbështes deri në fund. Nuk do të lejojmë këta njerëz të godasin dhe të nxijnë imazhin e shumicës. Patjetër ka punonjës policie që meritojnë ndëshkim, infermierë dhe mjekë ka nga të gjithë, por nuk janë shumica. Shumica nuk e meritojnë të futen në një thes dhe që të mos futen të gjithë në thes, raste si kjo do shfrytëzohen në të mirë të shoqërisë. Do ta shfrytëzojmë të gjithë bashkë. Janë bërë 270 mijë legalizime. Do t’i shkojmë bashkë kësaj pune, dhe nëse dikush të ka kërkuar të paguash, do ta paguajë ai, por ti do tregosh kush është ky që të ka kërkuar. Kur ne kemi marrë detyrën, kanë qenë 21 mijë, janë bërë 270 mijë. Pse nuk kanë mbaruar? Janë dhe mbi 60 mijë që po vazhdon procesi. Që ka rrugë në Tiranë dhe kudo, qofshin nëpër zona që nuk janë si duhet, nuk e diskutoj fare, por ama ti ke të gjithë akset kryesore që të kanë ardhur te dera e shtëpisë”, tha Rama.