Rama prezanton programin e PS: Shqipëria 2030, kthesë…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e tij elektoral për mandatin e katërt, i quajtur “Shqipëria 2030”. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria e tij ka punuar vazhdimisht për të rritur pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke e pozicionuar flamurin kombëtar në vende ku nuk ishte parë kurrë më parë, përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Advertisements

“Ne ngritëm çdo ditë e më lartë emrin e Shqipërisë dhe pozicionuam flamurin kombëtar aty ku nuk kishte qenë kurrë, dhe ku nuk imagjinohej, deri në OKB. Ndërtuam kanale komunikimi të drejtpërdrejta me aleatët ndërkombëtarë dhe kemi rritur influencën tonë në politikën e BE për rajonin tonë,” tha Rama.

Advertisements

Ai gjithashtu theksoi se, me angazhimin e tij dhe të qeverisë, Shqipëria ka arritur të fitojë financim të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, duke filluar nga kryeqyteti dhe duke u përhapur në gjithë territorin. Rama u shpreh se ky plan i ri ka nisur në Tiranë dhe ka vazhduar gjatë gjithë kontakteve të qeverisë me Brukselin dhe kryeqytetet e tjera, duke bindur partnerët ndërkombëtarë për nevojën e një sforcoje ekstra për zhvillimin e Shqipërisë.

“Kemi luftuar, kemi duruar dhe në fund e fituam me meritë të plotë. U ulëm në tryezë me Komisionin Europian,” përfundoi ai, duke theksuar suksesin e politikave të qeverisë në arritjen e mbështetjes ndërkombëtare për Shqipërinë.