Rama publikon video-montazhin ironizues për kundërshtarët e tij politikë: Me këtë perlë, ju uroj të diel të paqtë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një tjetër video-humoristike për kundërshtarët e tij politikë.

Advertisements

Rama ka ndarë një video ku janë animuar tre personazhe, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Adriatik Lapaj, duke ironizuar me deklaratën se ata do ta fusin Shqipërinë në BE.

Advertisements

“MIRËMËNGJES, dhe me shfaqjen e re të Teatrit të Kukullave për të rritur, duke falenderuar dy krijuesit e rinj të cilët m’i dërgojnë këto perla humoristike, bashkë me kërkesën e postimit në këtë faqe që ua plotësoj me shumë qejf, ju uroj të diel të paqtë”, shprehet Ramam