Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani analizoi humbjen 3-0 ndaj Kilit në miqësore.
Advertisements
“Tre gola janë shumë, por ne do të punojmë për të mos pësuar më kaq shumë. Janë shumë për një skuadër si ne. Nxjerrim shumë mësinë, Kili ishte me nivel të lartë dhe duhet të adaptohemi me këtë nivel pasi Europiani do të jetë kështu.
Advertisements
Tifozët kanë të drejtë, vijnë të na suportojnë dhe duhet t’i shpërblejmë me rezultate. Goli i parë erdhi shumë shpejt, e nisëm pjesën e parë me frikë. Në minutën e 70; goli i dytë e mbylli sfidën. Nxorrëm shumë mësime, të humbësh 3-0 nuk është mirë, u kërkojmë falje tifozëve”, deklaroi Ramadani.