“Ramë dakord verbalisht”/ Zbardhet rrëfimi në SPAK i Bektashit që ‘tronditi’ Berishën dhe dhëndrin e tij: Malltezi e Begeja pronarët në hije të “Homeplan”

by editor

Jamarbër Malltezi dhëndëri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Xhimi Begeja, rezultojnë të pronarë në hije me 60 për qind të aksioneve në kompaninë e ndërtimit “Homeplan”, që ngriti 17 kulla banimi te fusha e ish-kompleksit “Partizani”.

Advertisements

Në materialin e siguruar nga “Ora News” del qartë se dy personat kanë një lidhje verbale me biznesmenin Fatmir Bektashi i cili ka kryer blerjet nga “Homeplan” me llogaritje të dividentit. Eurot merreshin cash dhe në rrugë bankare. Një fakt të tillë e ka pranuar i hetuari Fatmir Bektashi, i cili gjatë marjes në pyetje në prokurori ka treguar se:

Advertisements

”…unë i qëndroj deklaratave të mia se shoqëria “Homeplan” u krijua që në fillim me fjalët verbale me shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja, ku këta persona bëjnë investitorët në ndikimin tek pronarët e tjerë që lidhin kontratat e investimit. Por vetëm në vitin 2014 mesa shoh dokumentin është i formalizuar juridikisht…”.

Në dëshminë që ai ka dhënë në SPAK, tregohet se sipas tij të gjitha dokumentet u bën nga Andia Pustina, e besuara e Jamarbër Malltezit.

Advertisements

“…të gjitha që lidhen me aktivitetet në shoqërinë “Homeplan” si nga ana financiare dhe juridike i kanë shtetasit dhe shtetaset Andia Pustina, Laura Pustina dhe vetëm unë i sigurt. Dua të sqaroj shoqëria “Homeplan” nuk ka pasur asnjëherë arkë çdo gjë, çdo veprim financiar dhe sipas llogarisë bankare. Edhe jashtë është evidente në të njëjtën mënyrë. Edhe në lidhje me vendimmarrjen e shoqërisë “Homeplan” nuk kam rol, pra që shpreh mendimin për vendimet e shoqërisë. Unë nuk kam marrë pjesë në procesin e vendimarrjes, por vetëm i deklaroj ato që përpilojnë Andia Pustina. Për nënshkrimin e çdo akti që lidhet me shoqërinë “Homeplan” unë shkoj tek zyra e Andia Pustinës, që ndodhet përballë librit Universitar. Mua më telefonoj Andia për të vajtur dhe për të deklaruar… ” – ka thënë Fatmir Bektashi.

Më tej gjatë dëshmisë së tij ai rrëfeu se ” kur u arrit privatizimi dhe u kthyen tokat, ishte krijuar shoqëria Homeplan” si shoqëri investitore me qëllim që të ndahej investitor nga ndërtuesi. Ku ndërtues do të ishte shoqëria “Kontakt” . ” Unë kam qenë në pakicë pasi unë kam pasur vetëm 40 për qind të kuotave kurse Jamarbër Malltezin me Xhind Begene kanë një pjesë tjetër prej 60 për qind të kuotave . Jamarber Malltezi dhe Xhimi Begeja morën përsipër që të lidhin pronarët e tokës për të nënshkruar Pronarët e kompanive për të krijuar. Jamarbëri Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kanë futur lekë në shoqërinë “Homeplan” por kontributi i tire vetëm ishte bindja e bashkëpronarëve të tjerë për të . bërë fshehtë, për të gjetur në zbulimin e ndërtimit. Jamarbëri dhe Xhimi pranuan që të shisnin me çmim të ulët objektet që ndërtonim…”.

You may also like