Ramës i ndodh e papritura si në Big Brother teksa fliste në Berat, surprizohet nga ajri

Kryetari i PS, Edi Rama është surprizuar mbrëmjen e kësaj të enjteje gjatë një takimi me qytetarët e Beratit. Kur Rama ishte duke folur, Alket Islami ka suprizuar me deltaplanin e tij i veshur me ngjyrat e PS.

Advertisements

Kryesocialisti theksoi se ata që e shohin përditë Shqipërinë nga lart janë dëshmitarët e vërtetë të ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur në vendin tonë.

Advertisements

“Ky është Alket Islami, se ka që në 92-in që e sheh Shqipërinë nga lart. Duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë mbështetës i PS-së.

Më çon foto mua nga lart e më thotë sikur të kisha mundësi të merrja me vete këta që flasin për natë në televizior të shohin se si ka ndryshuar Shqipëria.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin perëndimor që ka rritur PBB, është vendi më i sigurtë, ka nivel tjetër pagash, punësimi eksportesh.

Eksportonim dikur më pak se 3 miliardë, sot eksportojmë më shumë se 9 miliardë. Kjo është Shqipëria që në 11 maj do të mbështesë veten duke mbështetur PS”, tha Rama.

Kryeministri theksoi edhe njëherë se 11 maji nuk është thejshtë ditë zgjedhjesh, por takim me historinë, pasi shqiptarët votojnë për të ardhmen e brezave.

“Në 11 maj nuk janë një palë zgjedhje si gjithë të tjerat. Në çdo palë zgjedhje vendoset për 4 vitet e ardhshme, në 11 maj vendoset për gjeneratat e tjera.

Në 11 maj shqiptarët të bashkuar duhet të marrin përsipër atë që na ka përcaktuar dhe na ra neve fati në këtë moment të historisë, që të kemi në dorë të pëmbushim një mision kombëtar historik, dhe ta vendosim Shqipërinë edhe politiksht brenda Europës, ku shqiptarët të jenë të barabartë mes të barabartësh”, deklaroi Rama.