Një rast i dyshuar i dizenterisë është regjistruar në kopshtin nr. 1, në Laç pas shfaqjes së temperaturës së lartë tek një fëmijë. Fëmija, pas disa ditësh me temperaturë, u dërgua në spitalin e QSUT-së, ku analizat e kryera konfirmuan se ai ishte i prekur nga dizenteria.
Advertisements
Pas këtij rasti, drejtuesit e kopshtit njoftuan menjëherë institucionet përkatëse të bashkisë Kurbin dhe shëndetit publik. Dyshohet se mund të ketë më shumë raste të tilla, dhe për këtë arsye, autoritetet lokale morën masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Bashkia ngriti një grup pune dhe nisi dezinfektimin e plotë të ambienteve të kopshtit.
Advertisements
Në përputhje me procedurat, shëndeti publik ka dërguar mostra për analiza dhe ka paralajmëruar se rihapja e kopshtit do të bëhet vetëm pas marrjes së rezultateve të analizave. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt për fëmijët dhe stafin e kopshtit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.