Rebelët “Houthi” i deklarojnë luftë Izraelit: Prisni sulme të tjera me …

by editor

Rebelët Houthi të Jemenit për herë të parë morën përsipër sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.

Houthi-t ishin të dyshuar për një sulm në fillim të këtij muaji që synonte të godiste Izraelin duke lëshuar raketa dhe drone mbi korsinë e rëndësishme të anijeve të Detit të Kuq, një sulm që thuhet se u interceptua nga Marina amerikane.

Advertisements

Në një deklaratë për media të publikuar në rrjetet sociale, një zëdhënës ushtarak i rebelëve Houthi Gjenerali Yahya Saree mori përsipër sulmi dhe tha se të tjera sulme do pasojnë.

“Forcat tona të armatosura lëshuan një numër të madh raketash balistike dhe një numër të madh dronësh në objektiva të ndryshëm të armikut izraelit.

Advertisements

Forcat e Armatosura të Jemenit konfirmojnë se ky operacion është operacioni i tretë në mbështetje të vëllezërve tanë të shtypur në Palestinë dhe konfirmojnë se ne do të vazhdojmë të kryejmë sulme më cilësore me raketa dhe dronë derisa të ndalet agresioni izraelit”, tha ai.

You may also like