Reklamonte në ‘Tiktok’ bombola me azot të rrezikshëm, arrestohet Sheiku i Durrësit

by editor

Një 21-vjeçar i cili tregtonte dhe reklamonte përmes Tiktok-ut bombola të kontrabanduara që përmbajnë azot të rrezikshëm e që konsumohen nga të rinjtë nëpër lokale me tullumbace.

Advertisements

Në pranga A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë, i njohur në ‘TikTok’ si “Sheiku i Durrësit”, i cili u bënte thirrje përmes videove të rinjvë të blinin bombolën që kushtonte 9 mijë lekë.

21-vjeçari i tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombolat, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisements

Top Channel mëson se policia mori një denoncim për këtë video në ‘Tiktok’ dhe reagoi duke e arrestuar.

Alarmi u ngrit pak ditë më parë nga TCH, ku mjeku Adrian Fandi tregoi se kjo lëndë përmban dy kimikate në formë gazi që japin probleme mendore dhe neurologjike. Përdoruesi mund të ketë halucinacione derisa mund të hidhet nga ballkoni. Përdorimi i gazit helium dhe protoksidit të azotit që jepen në shitje të lirë nëpër lokale. Dje në Kuvend, ministri Balla tha se kjo lëndë do të cilësohet si drogë dhe shumë shpejt do të ndalohet me ligj.

Burimi: Top Channel

Advertisements

You may also like