Rekord në Kukës. 52 qytetarë përfundojnë në spital ditën e parë të vitit

by editor

Numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjeksore që nga ora 00:00 e deri në orën 10:00 në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit është 52.

Ndihma mjeksore është dhënë për përsonat që kanë shfaqur probleme shëndetsore si helmimi, konsumimi i tepërt i alkolit e deri tek rastet e hipertensionit, pohojnë mjekët e kësaj urgjence.

Advertisements

Gjithësesi rastet e mbërritjes në urgjencë janë trajtuar me përparësi e nuk ka patur probleme të rënda shëndetësore.

Fatmirësisht në natën e ndërrimit të viteve në Kukës nuk janë shënuar incidente gjatë plasjes së fishekzjarreve dhe kapsollave, ndonëse në sheshin kryesorë të qytetit të Kukësit nata e ndërrimit të viteve u përcoll me ndezjen e pa kontrolluar të fishekzjarreve e kapsollëve nga vetë qytetarët.

Advertisements

You may also like