Shqipëria vazhdon të jetë në krye të listave botërore.
Advertisements
Pas sukseseve në turizëm dhe transport ajror, këtë herë Shqipëria zë vendin e tretë në botë për aplikimet e larta për azil në raport me popullsinë, raporton Albeu.com.
Advertisements
Në vitin 2023, ka pasur 331 aplikime për 100 mijë banorë nga Shqipëria përkundrejt 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në Bashkimin Europian.
Më shqetësues është fakti se ata që largohen jashtë vendit dhe e projektojnë të ardhmen e tyre në emigrim janë kryesisht të rinjtë.
Gjatë 10-vjeçarit të fundit, mbi 64 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, duke e renditur vendin tonë të pestin në botë pas Sirisë, Afganistanit, Irakut që kanë qenë në luftë dhe Turqisë. Të gjitha këto vende kanë popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.
Franca është vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 38% të totalit, pasuar nga Gjermania me 24% të totalit, Italia me 16% dhe Greqia me 10% të totalit të aplikimeve.
Advertisements