Renditja/ Kandidatët për Drejtor Policie në Qarqe, dalin rezultatet e vlerësimit për 38 konkurentët

by editor

Publikohen rezultatet e vlerësimit për kandidatët që garuan për pozicionet e Drejtorëve të Policisë në Qarqe. Në garë hynë 38 kandidatë, ndërsa nuk u paraqitën në fazën e intervistës 3 konkurentë Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu.

Advertisements

“Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Advertisements

Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit.

Advertisements

You may also like