RENDITJA/ Revista ‘Travel+Leisure’ zbulon studimin shkencor: Plazhi ‘Pasqyra’ në Shqipëri, me ujin më blu në botë!

by editor

Zbulohet plazhi me ujin më blu në botë dhe ai gjendet pikërisht në… Shqipëri!

Advertisements

Bëhet fjalë për zonën bregdetare të plazhit “Pasqyra”, që ndodhet në zonën e Jugut të vendit tonë. Rezultati ka dalë nga kërkimet e kryera nga shkencëtarë dhe që u botuan në revistën e njohur Travel+Leisures.

Advertisements

Edhe Kryeministri Edi Rama e ndau sot artikullin e revistës, në të cilin ju jepet informacion njerëzve të gjejnë ujin më blu.

Sipas shkrimit në fjalë, grupi “CV Villas” analizoi rreth 200 plazhe përreth botës, duke përdorur kodin RGB të ngjyrës dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue, ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.

Advertisements

Dhe hulumtimi nxori se plazhi “Pasqyra” në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë.

Revista thotë se plazhi “Pasqyra” është vetëm 12.4 pikë (ose gradacione) larg nuancës YInMn Blue, gjë që e vendos atë të parin në listë, ndjekur nga Plazhi i Gjatë (Paralia Mpouka) në Greqi, në vendin e dytë me 13.6 pikë larg YInMn Blue, e pastaj Kassiopi po në Greqi në vendin e tretë dhe Plage de la Vernette në Francë, e Plazhi Kaputaş në Turqi, që përmbyllin pesëshen e më të mirëve.

“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtetë të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”.

Vitet e fundit, turizmi është shndërruar në sektorin kryesor të ekonomisë në vendin tonë dhe media prestigjioze ndërkombëtare i rendisi disa nga plazhet dhe natyrën shqiptare, si ndër më të mirat në Europë dhe Botë.

Turistët e huaj kanë nisur të vërshojnë që në janar. Statistikat tregojnë se vendi u vizitua nga 6.3 milionë të huaj në periudhën janar-korrik, nga 5.1 milionë të huaj që e vizituan atë në të njëjtën periudhë të 2023-shit, ose mbi 1 mln vizitorë më shumë.

You may also like