Detaje të reja vijnë nga operacioni i nisur që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të premteje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarëve të tij.
Advertisements
Konkretisht, burime bëjnë me dije se Ajola Xoxa ka kundërshtuar vendimin për marrjen e aparatit celular, pavarësisht se kishte një vendim Gjykata e Posaccme.
Advertisements
Gazetari Edison Vatnikaj raporton për “Ora News” se pavarësisht kësaj të rezistence të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, asaj i është marrë telefoni.
Po ashtu, kontrolle janë bërë edhe te banesa e Arbër Veliajt. Sa i takon këtij të fundit hetuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e banesës, por pas disa verifikimeve kanë arritur të gjejnë ambientin ku ai jeton.
Në këtë banesë ku jeton me nënën e tij janë sekuestruar dy telefona.
Vendimi i sekuestrimeve dhe kontrolleve në banesa është marrë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri me kërkesë të prokurorit Olsi Dado.
Aktualisht, Xoxa ndodhet që prej orës 12:00 në zyrat e “Harabel”, ku po kryhen ende veprime nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.