RENEA ndërhyri nga tarraca për ta shpëtuar, policia jep detaje për gjendjen e vajzës së “rrëmbyer” në Astir

Policia ka dalë me një informacion të ri paraprak për ngjarjen në Astir, ku një vajzë u denoncua e rrëmbyer. Vajza e identifikuar si S.Q, 20 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve, falë ndërhyrjes së RENEA-s, të cilët u futën në banesë duke u futur nga ballkoni.

Advertisements

Tiranë/Informacion shtesë

Advertisements

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojnë se:

Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme.

Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit.

Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.