Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha sonte në Euronews Albania se një operacion sekret të FNSH dhe RENEA mbrëmjen e së martës është arrestuar njëri nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Advertisements
Karamuço tregoi se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, nga ku ka rezultuar se bëhet fjalë për një vrasje mafioze të porositur nga Dubai nga grupe kriminale.
Advertisements
“Sot policia me një punë spektakolare e ka zbardhur plotësisht atë vrasje, nuk është vrasje për çështje pasurie, është një vrasje shumë e sofistikuar e porositur nga Dubai nga grupet kriminale, krimi i organizuar, grupe që kanë porositur 2 persona për të kryer atentatin.
Njëri është i huaj, ka kaluar kufirin dhe po ndiqet nga autoritetet greke, tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar.
Deri tani dyshohet se nga ana e grupeve kriminaleve rivale i ndjeri është akuzuar shpesh si informator i grupit tjetër dhe është ekzekutuar me urdhër nga Emiratet e Bashkuara. Janë grupe transnacionale por që rrënjët i kanë në Vlorë”, tha Karamuço.