Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar për herë të parë lidhur me çështjen mbi kujdestarinë e vajzës së saj me reperin e njohur, Fero.
Advertisements
Pas bujës së madhe në rrjet dhe pas një dekoratave të reperit se ajo nuk e linte të takonte të bijën, ajo ka thyer heshtjen duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë.
Advertisements
Bukuroshja ka postuar një video në TikTok, ku shfaqet përkrah vajzës së saj, Ninës, ndërsa shkruan: “Fëmijët do rriten dhe do kuptojnë se te cili prind ishte problemi”.Kjo natyrisht se ka qenë një thumb për ish-partnerin e saj, me të cilin ka qenë bashkë për disa vite. Fero më herët tregoi se ka fituar kujdestarinë e vajzës.
“Për të gjithë baballarët dhe nënat që nuk janë pranë fëmijëve të tyre, e lus Allahun e Madhërishëm të ju bashkojë sa më shpejt me fëmijët tuaj,” u shpreh ish-reperi.Ndër të tjera ai shtoi se është shumë i lumtur që ka pranë vogëlushen e tij duke u shprehur se është “duke fluturuar”.
“Nuk e keni idenë se sa i lumtur jam pas bashkimit me vajzën, jam duke fluturuar.”Kujtojmë që disa ditë më parë Fero ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.
Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.
“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.