Reshje shiu të shumta, moti për sot

by editor

Ditën e premte, vendi do të përballet me kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu që do të fillojnë që në orët e para dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Advertisements

Në veriperëndim, reshjet mund të jenë më intensive. Herë pas here, do të ketë shtrëngata, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike, ndonjëherë edhe breshër. Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi deri në 20 m/sek, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.

Advertisements

Temperaturat do të variojnë nga 14°C në 28°C në zonat malore, 17°C në 27°C në zonat e ulëta, dhe 20°C në 27°C në zonat bregdetare.

You may also like