Reshje të dendura shiu, përmbytje në Vlorë

Reshje të shumta shiu kanë përfshirë qytetin e Vlorës, ku si pasojë ka sjellë edhe përmbytjen.

Advertisements

Rruga “Albano Romina” në lagjen “Pavarësia” në Vlorë është përmbytur dhe uji ka shkuar deri në 1 metër lartësi.

Advertisements

Kështu shumë biznese përreth janë duke u rrezikuar. Brenda pak muajsh kjo rrugë është përmbytur dy herë.

Reshjet e dendura të shiut të tetorit të vitit 2024 sollën përmbytje dhe dëme të mëdha në Vlorë.