Shtatorin e vitit 2023, Rezart Veleshnja akuzoi kolegun e tij, Ermal Mamaqi, se nuk është treguar korrekt pas bashkëpunimit të tyre dhe e ka paguar vetëm 200 euro, ndërkohë që i detyrohet edhe 8.800 të tjera.
Advertisements
Edhe përpara filmit “2 Gisht Mjalt 2”, Veleshnja i bëri thirrje Ermalit që të paguajë borxhin ndaj tij.
Advertisements
Por si nisi ky konflikt mes aktorëve?
Ermal Mamaqi në një emision televiziv për të sqaruar për herë të parë dhe të fundit mosmarrëveshjen me Rezart Veleshnjën.
Gazetarja: Prej disa muajsh Rezarti të akuzon se e ke paguar vetëm 20 euro, dhe i ke 8.800 euro borxh. Kur ke ndërmend t`ia paguash këtë borxh? (qesh)
Ermal Mamaqi: Me Rezin jemi miq të mirë. Kemi bashkëpunuar për një rol. Ai ka patur një rol të vogël vetëm një orë, dhe për atë është paguar 200 euro.
Gazetarja: Që ta sqarojmë, është kuptuar nga publiku sikur keni rënë dakord që t’i do ta paguash 10 mijë euro, dhe nga kjo shumë i ke dhënë vetëm 200…
Ermal Mamaqi: Jo, nuk është e vërtetë. Përpara se të nis një bashkëpunim, fillimisht firmoset një kontratë. Unë nuk mund të paguaj cdo aktor 10 mijë euro, sepse jeta ime do të ishte shumë e vështirë.