Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e Krapsit të Fierit, shkrumbohen 30 hektarë tokë

by editor

Riaktivizohet sërish zjarri në pyllin me pisha në Kraps të Fierit. Burimet bëjnë me dije se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erërave të forta që favorizojnë shtrirjen e tyre në një sipërfaqe më të gjerë.

Advertisements

Kreu i zjarrfikësve të bashkisë Fier Zija Hyka pohon se situata është e vështirë, ndërkohë që për neutralizimin e flakëve në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse .

Advertisements

Situata bëhet më e vështirë edhe për shkak të terrenit të vështirë, ndërkohë që vetëm dy dite me parë shuarja e zjarrit u bë e mundur edhe pas ndërhyrjes nga ajri pasi zjarri doli jashtë kontrollit duke u përhapur nga pylli i Peshtanit drejt Krapsit.

Për shkak të përhapjes së shpejt të flakëve situata po bëhet alarmante duke kërkuar përforcime edhe nga Patosi e Rroskoveci, ndërkohë që ky zjarr i përmasave të tilla mund të kërkoje edhe ndërhyrje nga ajri.

Advertisements

Sipërfaqja e djegur në Peshtan u vlerësua në më shumë se 30 hektarë të mbjella me dushk, pishë dhe ullinj ndërsa nuk u rrezikuan banesat.

You may also like